Pyetësi thotë: Shejkh i nderuar, nëse dikush dëshiron ta falë vitrin në fund të natës dhe fal teravitë me imamin por kur imami ngrihet për ta falur vitrin ai largohet dhe nuk e përfundon me të, a do t’i shkruhet atij shpërblimi sikur të ketë falur (tërë) namazin e natës me imamin?

Përgjigje: Shpresojmë që po. Megjithatë, nëse ai falet me imamin dhe kur imami jep selam nga vitri, ai ngrihet dhe shton një rekat, e bënë vitrin çift (dy rekate) duke shtuar një rekat në mënyrë që të vazhdojë të falet gjatë natës dhe ta falë vitrin në fund të saj.

 

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com