Pyetja:

Nëse për shembull, lindi një javë para Ramazanit dhe pastrohem nga lehonia para se t’i plotësojë 40 ditë, a jam e obliguar me agjërim?

***

Përgjigjja:

Po, gruaja lehonë kur të pastrohet dhe asaj i paraqiten shenjat e pastrimit, pra kur t`i vërejë se vatat (pecetat që përdorin femrat gjatë menstruacioneve, apo lehonisë) janë të bardha apo të pastërta, ajo fillon agjërimin dhe namazin qoftë edhe nëse është pas lindjes një ditë apo një javë. Nuk ka afat të caktuar se sa mund të jetë koha më e shkurtër e lehonisë (nifasit). Ka nga gratë që nuk shohin fare gjak pas lindjes, prandaj nuk është kusht që ajo të presë dyzetë ditë. Gjithashtu nëse gjaku vazhdon të rrjedh edhe pas dyzet ditëve dhe nuk ndryshon gjë, atëherë edhe ajo konsiderohet gjak i lehonisë[1]. Prandaj për këtë e lë agjërimin dhe namazin, Allahu e di më së miri!

Ibn Xhibrin, “Fetva”

Përktheu: Alaudin Abazi

————————————–

[1] Nëse gjaku rrjedh edhe pasi të plotësohen dyzetë ditë të lehonisë (nifasit) disa nga ulematë janë të mendimit se ajo duhet të llogaritet si sezonë e lehonisë, disa të tjerë thonë se ajo është istihada, kurse disa të tjerë thonë se nëse gjatë kësaj kohe ka ndodhur shkëputje të gjakderdhjes atëherë ajo nuk konsiderohet nga lehonia, nëse nuk ka ndodhur shkëputje, atëherë konsiderohet nga lehonia. (sh.p)