Përgjigje e shkurtër:
Nuk lejohet të vonohet pa arsye kompensimi i agjërimit deri pas Ramazanit tjetër. Nëse ndodh kjo, duhet t’i bëjë kaza dhe të ushqejë një të varfër për çdo ditë.
Nuk lejohet të vonohet pa arsye kompensimi i agjërimit deri pas Ramazanit tjetër. Nëse ndodh kjo, duhet t’i bëjë kaza dhe të ushqejë një të varfër për çdo ditë.
Përgjigjja e plotë:
Kush e ndërpren agjërimin e Ramazanit për shkak të udhëtimit, sëmundjes apo diç tjetër obligohet ti bëj kaza ato ditë para se të arrijë Ramazani tjetër. Ndërmjet dy Ramazaneve ka kohë të mjaftueshme nga Zoti Ynë për ti kompenzuar. Nëse e vonon agjërimin deri pas Ramazanit të ardhshëm ajo është e obliguar ta bëj kaza dhe obligohet krahas kësaj të ushqej për çdo ditë edhe një të varfër. Me këtë kanë thënë një grup i sahabëve të Pejgamberi ﷺ. Me ushqimin njëditor është për qëllim dy grushta nga ushqimi i vendit, apo një kilogram e gjysmë përafërsisht, hurme, oriz apo diç tjetër. Kurse nëse bën kaza para Ramazanit të ardhshëm, nuk obligohet me ushqimin e të varfërit.
Shejh Ibn Baz, “Fetva”
Përktheu: Alaudin Abazi
Përktheu: Alaudin Abazi





