Pyetja:

A është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të në krevat gjatë ditëve të Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Po, është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të gjatë ditëve të Ramazanit. Mirëpo, nëse ai sekreton farë (spermë), atëherë agjërimi i tij anulohet. Nëse kjo ndodh gjatë ditëve të Ramazanit, është e detyrueshme që ai të përmbahet (nga të gjitha ato gjëra që anulojnë agjërimin) për pjesën e mbetur të ditës dhe është e detyrueshme që ai ta kompensojë agjërimin për atë ditë. Nëse kjo ndodh në ditët tjera veç Ramazanit, atëherë agjërimi i tij anulohet por s’është e detyrueshme që ai të përmbahet. Mirëpo, nëse agjërimi i tij është çfarë ka qenë e detyrueshme për të, atëherë është e detyrueshme që ai ta kompensojë atë ditë. Nëse agjërimi ka qenë vullnetar (nafile), atëherë nuk kërkohet që ai ta kompensojë atë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëll. II,  fq. 454, fetua nr. 383