Pyetje:  A është e ndaluar për mua të punoj si jurist, pasi shumë prej ligjeve bien ndesh me ligjet e Allahut?

Përgjigje: Të punosh si jurist ka fusha të shumta ku mund ta gjesh vetën dhe të mos biesh ndesh me fenë e Allahut. Në esencë lejohet që të punohet në këtë profesion, por paraprakisht duhet të konsultohet për detajet e profilit me hoxhën.  Çdo profesion që kontribuon dhe ju ndihmon njerëzve konsideroj që është i dobishëm dhe i mirë. Nuk është situate aq sa të pyetet nëpër pyetje se: ky profesion a bie ndesh me ligjet e Allahut?, nuk duhet vepruar me kaq ndjeshmëri pasi ka hapsirë të punohet brenda asaj që është e lejuar. Allahu e di më së miri!

Hoxhë Enis Rama