Pyetje: A mundet jomuslimani të falë namaz?

Përgjigje: Nëse vërtet dëshiron të marrësh pjesë në faljen e namazit, duhet të besosh në Allahun. Namazi do të pranohet nëse kryhet me përulje dhe me qetësi duke besuar në Allahun. Mirëpo nëse thotë: “Unë nuk besoj në Allahun. Vetëm dua të veproj njëjtë sikurse ju.”- namazi i tij do të jetë gjimnasitkë e thjeshtë. Pa iman namazi është i pavlefshëm. Kujt i lutet ai?
“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken…” ,(El-Maunë, 4-6)
“Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” ( En-Nisa, 142)

Dr. Zakir Naik
*Shkëputur nga libri “Islami në qendër të vëmendjes”