Pyetje: A është e saktë thënia: “Atë që ke frikë do të ndodhë”?

Përgjigja

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

▣- Kjo thënie është e pasaktë nga ana fetare, logjike dhe perceptuese.

●Sa i përket pikpamjes fetare kemi disa lloje të frikës, duke përfshirë:
1- Frikën ndaj Allahut dhe dënimit të Tij. Kjo frikë kërkohet dhe është një adhurim i madh.
2- Frikën e natyrshme, si frika nga luani, dhe kjo është një ndjenjë e natyrshme.

●Nga ana logjike, njerëzit racionalë i frikësohen asaj që do t’i dëmtojë dhe marrin mjetet e mbrojtjes dhe të shpëtimit. Por nëse kjo frikë tejkalon kufirin e të qënurit e zakonshëm, atëherë është një sëmundje që kërkon trajtim.

●Nga pikpamja e perceptimit, të thuash se kushdo që mendon për diçka që ka frikë, do t’i ndodhë ajo që ka menduar në mënyrë të fshehtë, është gënjeshtër. Sa prej njerëzve kanë pasur frikë nga një sëmundje dhe nuk janë sëmurë.

▣- Dhe kjo thënie ka bazë ligjin e tërheqjes, që e lidh ndodhjen e ndonjë gjëje me atë që ata e quajnë (mendja universale). Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë pretendim të tyre dhe asgjë nuk mund të arrihet thjesht me përqendrimin e të menduarit negativisht, si në këtë pyetje!
Përkundrazi, ne duhet t’i refuzojmë këto pretendime dhe të nisemi drejtpërdrejt nga mësimet e fesë sonë të pastër, e cila nxit në mbështetjen tonë tek Allahu i Madhëruar dhe duke kërkuar ndihmën e Tij; në përforcimin e besimit se do të na godasë vetëm ajo që Allahu ka shkruar dhe e ka lejuar që të ndodhë. Dhe për këtë ne jemi të qetë, sepse Ai është Kujdestari ynë, të Cilit ia kemi lënë në dorë çështjet tona.

Allahu e di më së miri!

Përgjigje nga Adelina Kuçana.