Pyetja:

Dëshiroj ta di se a është e vërtetë ajo që thonë plakat  që thonjtë nuk duhet prerë në shtëpi të huaj dhe se nëse je jashtë Kosovës duhet ruajtur ata deri sa të kthehesh për t’i sjellë këtu e mos t’i lëmë atje. Dhe, pasi t’i prejmë ku duhet t’i gjuajmë ata.

***

Përgjigja:

Motër mulimane, nuk është e vërtetë kjo. Nuk ka asnjë argument se duhet të ruhen thonjtë dhe të kthehen në vendlindje, por ata duhet të prehen dhe të hudhen në ndonjë vend ku nuk e pengojnë askënd. Dhe nuk ka ditë të caktuar për prerjen e tyre.

Bedri Robaj