Pyetja:

Jetoj me burrin në Zvicër, ne të dy falemi dhe unë e kam mbulesën. Burri e ka një kushërirë e cila banon me burrin dhe fëmijët e saj afër nesh, mirëpo në dhomën e tyre ata mbajnë kryqin dhe thonë se s’mund ta heqin. Unë refuzoj ta vizitoj atë familje sepse mendoj se bëj mëkat, e nga ana tjetër kemi presion nga familja dhe nuk është mirë që të ndërpriten lidhjet familjare.

***

Përgjigjja:

Motër, vazhdoni t’i këshilloni ata derisa ta heqin atë nga shtëpia dhe ua shpjegoni domethënien e kryqit. Allahu i udhëzoftë, ta largojnë atë, por ju mos e ndërpritni lidhjen me ta, ngase i Dërguari i Allahut ﷺ, bënte tavaf rreth Qabes dhe aty kishte idhuj. Por, ai i urrente ata dhe nuk mund t’i largonte. Pra, ju vizitoni ata dhe vazhdoni t’i këshilloni dhe bëni dua për ta.

Hussein Serraxh