Çfarë është joga në të vërtetë?
Joga, në thelb, është një lutje–namaz për perëndinë Shiva.
Ajo sot po përhapet në mbarë botën.
Rreth 15% e shoqërisë amerikane e praktikojnë, dhe shumë shkolla ndërkombëtare e kanë përfshirë në oraret e tyre mësimore.
Por, çfarë është në të vërtetë joga?
Në origjinë, joga është një ritual fetar hindu, një lutje idhujtare.
Hindusi, në fakt, falet përmes jogës.
Mirëpo, ajo iu paraqit botës në një formë tjetër – si “ushtrime fizike” dhe “relaksim mendor”.
Por realiteti është ndryshe: ajo është një lutje idhujtare e maskuar si sport.
Shiva – zoti i jogës
Perëndia e jogës quhet Shiva, një nga zotat kryesorë të hinduizmit.
Sipas besimit të tyre, Shiva është zoti i shkatërrimit dhe rrënimit, pra në të vërtetë ai është djalli, dhe hinduistët e adhurojnë e përpiqen ta kënaqin atë.
Fjala yoga vjen nga rrënja Yoke, që do të thotë bashkim ose lidhje.
Qëllimi i saj është bashkimi dhe lidhja me Shivën, pra me demonin që ata e quajnë “zot”.
Kështu, joga është në të vërtetë një lutje për t’i bërë qejfin demonit Shiva.
Rituali i lindjes dhe perëndimit të diellit
Rituali më i rëndësishëm në jogë quhet “Përshëndetja e Diellit” (Surya Namaskar).
Ky ritual kryhet në lindjen e diellit dhe në perëndimin e tij – dy momente që kanë rëndësi të veçantë për praktikuesit e jogës.
Profeti (alejhi selatu ue selam) ka thënë:
“Dielli lind ndërmjet dy brirëve të shejtanit, dhe në atë çast jobesimtarët i bëjnë sexhde atij.” (E njëjta gjë ndodh edhe në kohën e perëndimit.)
Pra, hinduistët dhe praktikuesit e jogës i kryejnë në ato momente ritualet e nënshtrimit ndaj djallit.
Hatha Yoga dhe kuptimi i saj
Lloji më i njohur i jogës quhet Hatha Yoga.
Sipas të gjithë hinduistëve, “Ha” do të thotë diell dhe “Tha” do të thotë hënë.
Pra, kjo është një formë adhurimi i forcave shpirtërore të planeteve.
Allahu i Madhëruar thotë:
لَا تَسْجُدُوا لِلشَّمْسِ وَلَا لِلْقَمَرِ وَاسْجُدُوا لِلَّـهِ الَّذِي خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ
“Mos i bjerni në sexhde as Diellit e as Hënës, por bjerini në sexhde Allahut, i Cili i ka krijuar ato, nëse njëmend e adhuroni vetëm Atë!” (Fussilet, 37)
Idetë që përhap joga
Joga në të vërtetë synon të përhapë dy ide kryesore:
- Idenë e unitetit (njëzimit) të ekzistencës – nëpërmjet pozicioneve të jogës, praktikuesi “bashkohet me universin”, pra me “zotin”.
- Idenë e shpëtimit universal – që do të thotë se nuk ka rëndësi se cilës fe i përket; mjafton që të praktikosh jogën, dhe ke arritur “bashkimin me hyjninë”.
Këto dy ide çojnë drejt shkrirjes së feve dhe zhdukjes së dallimeve fetare, gjë që është synimi i djallit.
Joga, në fakt, i realizon të dyja këto qëllime.
“Por ne e bëjmë vetëm si sport!”
Disa thonë:
“Ne nuk kemi të bëjmë me këto gjëra fetare, e praktikojmë jogën thjesht si sport.”
Por pyetja është:
A janë rukuja dhe sexhdja në namazin e muslimanëve ushtrime fizike?
Sigurisht që jo. Ato janë lëvizje adhurimi, që kanë kuptim vetëm në kuadrin e fesë islame.
Po kështu, joga është namazi i hindusëve, me kuptime adhurimi në fenë e tyre.
A ka dobi nga joga?
Edhe sikur të pranohej se joga sjell disa dobi shëndetësore ose shpirtërore, ato janë të pavlera përballë rrezikut të shirkut (idhujtarisë).
Janë asgjë përballë faktit se ajo përfshin imitimin e një adhurimi idhujtar.
Profeti (alejhi selatu ue selam) u pyet për verën, e cila përdorej si ilaç, dhe tha:
“Jo, ajo nuk është ilaç, por sëmundje.”
Nëse dobitë e verës janë të pavlera përballë ndyrësisë së saj, çfarë të thuhet për ndyrësinë e shirkut?
Vetë diskutimi nëse mund të marrim ritualet idhujtare si “ushtrime” është një poshtërim për besimin tonë.
A mund të jetë teuhidi kaq i lirë në zemrat tona?
Përfundim
Kushdo që praktikon jogën “si sport”, në realitet po praktikon adhurimin e idhujve si sport.
Të thuash “Joga islame” është njësoj si të thuash “mish derri islam”!
Profeti(alejhi selatu ue selam) ka thënë:
“Kush i përngjan një populli, është prej tyre.”
Teuhidi është gjëja më e pastër, më e ndershme dhe më e vlefshme. Siç ka thënë Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) edhe gjëja më e vogël e njollos dhe e ndot.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ
Në të vërtetë, çdo populli i kemi çuar të dërguar, të cilët u thoshin: “Adhurojeni Allahun dhe largojuni zotave të rremë!” (En-Nahl, 36)
Pra, çfarë kemi ne të bëjmë me ndyrësirat idhujtare?
Joga është thirrje për demonët, për të ndikuar në jetën e njeriut.
Ruaju vetë dhe paralajmëro të tjerët!
Dr. Hejthem Talat / Përktheu: Jusuf Kastrati




