Pyetja: Nëse dikush hyn në Mekë pa e veshur ihramin, me qëllim që të mashtrojë autoritetet se nuk dëshiron të kryejë haxh, e më pas e vesh ihramin brenda Mekës, a është haxhi i tij i vlefshëm?
Përgjigje: Sa i përket vlefshmërisë së haxhit, ai konsiderohet i vlefshëm, por veprimi i tij është haram, dhe kjo për dy arsye:
Së pari: Ka kundërshtuar ligjin e Allahut, duke mos e veshur ihramin nga mikati i caktuar.
Së dyti: Ka kundërshtuar autoritetet, të cilët jemi të urdhëruar t’i respektojmë, përderisa nuk na urdhërojnë të veprojmë në mëkat. Ky person është i obliguar të pendohet te Allahu dhe të kërkojë falje për veprimin e tij.
Po ashtu, e ka për obligim të therë një kurban (fidje) në Mekë dhe ta shpërndajë atë tek të varfrit, për shkak se nuk e ka veshur ihramin nga mikati. Kjo bazohet në mendimin e dijetarëve që thonë se, nëse lihet ndonjë prej detyrimeve (vaxhibeve) të haxhit apo umres, obligohet therja e kurbanit (fidjes).
/Shejh Uthejmini/




