Pyetje: Në disa raste, njeriu dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë duke i thënë: “Ti e bën këtë punë që të të shohin të tjerët”. Si mund t’i largojmë këto ngacmime të shejtanit?
Përgjigje: Në raste të tilla, muslimani duhet të kërkojë mbrojtje nga All-llahu [subhanehu ve teala] prej shejtanit dhe në të njëjtën kohë nuk duhet ta lërë në mes punën e mirë, por ta vazhdojë atë, duke mos i vënë veshin ngacmimeve të shejtanit, i cili gjithmonë mundohet qe t’i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira. Nëse muslimani vepron në këtë mënyrë, atëherë ngacmimet e shejtanit do të largohen, in shaa Allah.
Ibën Uthejmini




