Pyetja:

Në xhami hynë dy njerëz dhe, bashkë me ta, ishte një djalë i cili ishte diku nja 7-8 vjeq. Njëri prej tyre doli një hap para dhe udhëhoqi burrin tjetër në namaz në të cilin burri dhe djali
qëndruan në një saf mbas imamit. Cili është vendimi mbi namazin e tyre? Dhe cila është mosha kur personi mund të falet në saf?

***

Përgjigjja:

Mosha kur një djalë mund t’i bashkëngjitet safit është mosha e përgjegjësisë. Kjo është kur ai do të mbërrinte moshën 15 vjeç ose kur sheh ëndrra me epsh, ose kur nis t’i dalë mjekra në fytyrë. Por, është e lejueshme për një djalë t’i bashkëngjitet safit, kur t’i bëjë shtatë vjet, sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëll.2, faqe 209