Pyetja: Më duket që kam vesvese dhe shpeshherë, kur dëgjoj se dikush është sëmurë apo i ka ndodhur diçka, frikësohem dhe më duket se edhe mua do të më ndodhë e njëjta gjë.
Jam bërë rukje dhe më kanë fryrë mjaltë dhe vaj ulliri. Nganjëherë ndihem shumë mirë dhe e qetë, por herë të tjera, kur më kap ankthi, bëhem shumë keq. Më duket sikur zemra më shtrëngohet, më dhemb shumë koka, dhe ndonjëherë më duket se nuk kuptoj asgjë, sikur më është bllokuar mendja.
A ka ndonjë këshillë se si mund ta largoj këtë gjendje? Fal namaz dhe çdo natë lexoj Kuran, dhe kjo më ndihmon, por ka raste kur prapë më përsëritet. Gjithashtu, dua të di: a mund të jetë kjo një sprovë nga Allahu? Sepse e di që Allahu kë e do, e sprovon.
InshaAllah, pyetja është e qartë.
Përgjigja:
Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut.
● Nga gjërat që të ndihmojnë në largimin e këtyre vesveseve janë:
E para: Bindja e plotë se muslimanit nuk i ndodh vetëm se ajo që e ka përcaktuar Allahu, ashtu siç na mëson Allahu në Kuran:
(قُل لَّن يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَنَا هُوَ مَوْلَانَا ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُون)
“Thuaj: “Ne nuk na godet asgjë tjetër, përveç asaj që na ka caktuar All-llahu; Ai është Ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët” [Teubeh: 51]
E dyta: Bindja se shejtani nuk ka asnje fuqi ndaj besimtareve qe u jane mbeshtetur Allahut:
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ[ النحل: ٩٩].
“Vërtet, ai (shejtani) nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre”. [Nahl: 99]
● Keto te dyja do te japin qetesi shpirterore qe eshte pjesa me e rendesishme ne largimin e vesveseve.•E treta: Në momentin qe ndjen ngacmim, kerko mbrojtje tek Allahu per largimin e këtyre ngacmimrve, vesveseve, ashtu siç thotë Allahu:
(وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ)
“E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej shejtanit, kërko mbrojtje në All-llahun, vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!” [Fussilat 36]
▣ E katërta: Shtimi i Permendjes së Allahut, sepse permendja e Allahut e largon shejtanin dhe ngacmimet e tij.
Pikerisht per kete Allahu na sqaron ne suren Felek duke thene:
(مِنْ شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ * الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ )
“Prej së keqes së përshpëritësit që fshihet, i cili pëshpërit në zemrat e njerëzve”
▣ Këto ajete, në përgjithësi flasin rreth intrigave dhe cytjeve të shejtanit, i cili mbjell huti e dyshime në zemrat e njerëzve.
Fjala “El-Uesuas” këtu ka qellim shejtanin, ndërsa fjala “juesuisu (vesvese)” nënkupton pëshpëritjen, fjalën e folur me zë shumë të ulët, kurse fjala “El-Hannas” do të thotë diçka që fshihet dhe humb shpejt, që po ashtu ka për qëllim shejtanin, i cili në momentet kur besimtari e përmend Allahun, fshihet dhe largohet me të shpejtë, kurse kur besimtari harron dhe nuk e përmend Allahun, ai kthehet dhe i pëshpërit njeriut në mendjen dhe zemrën e tij mendime të dëmshme.
Allahu të dhuroftë qetësi shpirtërore dhe të ruajtë nga çdo e keqe!
Dr. Adelina Kuçana