Pyetja:
A është më mirë të falen teravitë me imam apo në shtëpi me familjen, duke qenë se ata nuk dinë të lexojnë Kuran?

Përgjigja:
Është e qartë se është më mirë që ai të qëndrojë në shtëpi dhe të falet me familjen. Ai gjithashtu mund të falet me imam dhe të kthehet në shtëpi para vitrit për t’u falur me familjen. S’ka të keqe nëse ai fal më shumë se dhjetë apo trembëdhjetë rekate. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk vuri asnjë kufizim në numrin e rekateve. Ai (salAllahu alejhi ue selem) fali njëmbëdhjetë ose trembëdhjetë rekate pa e kufizuar numrin.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha Abdullah bin Amrit (radijAllahu anhuma):

“Më kanë thënë që ti falesh netëve pa fjetur dhe agjëron gjatë ditëve.”
Abdullahi tha: “Po, unë e bëj këtë.”
Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Mos vepro kështu. Nëse vepron kështu, syri do të plandoset dhe shpirti do të rraskapitet. Ti ke obligime ndaj vetes, familjes dhe gruas. Prandaj, kryej obligimet ndaj secilit.” (Buhariu (1979) dhe Muslimi (1159).

I Dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk kufizoi numrin e rekateve të namazit të natës. Kur një grua shkoi tek Aisha (radijAllahu anha) dhe i tregoi për namazin e saj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “Veproni atë që keni mundësi. Allahu nuk mërzitet përderisa ju nuk mërziteni.” (Muslimi)

Autor:       Ahmed ibn Jahja en-Nexhmij
Titulli:       Fetva në lidhje me agjërimin