Pyetja:
A është më mirë të lexohet Kurani, apo të dëgjohet me audio?
***
Përgjigjja:
Leximi i Kuranit dhe dëgjimi i tij të dyja janë vepra të mira për të cilat
muslimani do të shpërblehet.
Pejgamberi ﷺ nganjëherë kishte qejf të dëgjonte Kuranin nga të tjerët. Abdullah bin Mes’udi transmetohet të ketë thënë:”I Dërguari i Allahut ﷺ më tha:“Ma lexo Kuranin.“O i Dërguar i Allahut, të ta lexoj kurse ty të është shpallur?” -, i thashë. Ai tha: “Dua të dëgjoj nga të tjerët. “Kështu, unë e lexova en-Nisa dhe, kur arrita te ajeti: “Si do të jetë puna, kur Ne do të sjellim një dëshmitar prej çdo populli dhe të sjellim ty (O Muhamed) si
dëshmitar kundra tyre? (Nisa, 41), e çova kokën – apo një burrë që ishte
pranë meje më preku me dorë dhe unë e çova kokën dhe pashë t’i rridhnin lotët.. [1]
Pra, më së miri është të bëhet ajo që i bën dobi personit dhe ajo që ka më shumë ndikim
te ai, qoftë lexim, qoftë dëgjim. Sepse qëllimi i leximit është që të reflektohet dhe të
kuptohet domethënia si dhe të veprohet sipas asaj çka thuhet në Librin e Allahut, siç
thotë Allahu i lartësuar: “(Ky është) Një Libër (Kuran) që ta kemi shpallur, përplot bekime, që ata të reflektojnë mbi vargjet e tij dhe që të kujtojnë ata që marrin vesh.” (Sad: 29)
“Vërtet, ky Kuran udhëzon për te më e drejta.” (Isra: 9)
“Thuaj: Për ata që besojnë ai është një udhëzues dhe shërim.” (Fussilet: 44)
Fetua Shejh bin Baz 11/364
Allahu e di më së miri.
————————
[1] Buhariu [4582 dhe 5049] dhe Muslimi [800]