Pse lakmon? Pse xhelozon? Tash, nëse bëhet në mënyrë jo me vetëdijen e tij, thjesht i pëlqen diçka, mundet mos me i hy në gjynah. Por zakonisht, mësyshi është i përbërë prej lakmisë së madhe dhe xhelozisë.

Njeriu veç për lakmi mundet mos të… mos t’i shkruhet gjynah. Njeriu lakmon, kjo lakmia vjen vetvetiu. Lakmon njeriu, njeriu që ashtu është.

Çfarë lakmon njeriu?

  • Lakmon në shpëtim,
  • lakmon në fëmijë,
  • lakmon në grua të huaj, burrë të huaj…
  • Lakmon mall të huaj,
  • lakmon shtëpi të huaj, lakmon…

La ilahe ilallah, njeriu është ky. Lakmon njeriu, ka herë është e pamundur… me menaxhu. Po pra, me menaxhu. Kështu është njeriu i krijuar, por nuk e vepron. Nuk e vepron.

Përderisa nuk e vepron, atëherë nuk i shkruhet gjynah, përkundrazi i shkruhet sevap.

Pra, si lakmi mund të… të hahet, të përballet, të… të justifikohet. Por, kur shoqërohet pastaj lakmia me xhelozi, kjo nuk… kjo nuk falet, kjo i shënohet gjynah. Dhe kështu ndodh zakonisht mësyshi.

Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi