Pyetja:

Sa i përket shpërblimit i cili është përmendur në hadithin për atë që thotë “Amin!” njëkohësisht me imamin dhe njëkohësisht me engjëjt, a përfshihet në këtë ai që thotë “Amin”! para imamit?

***

Përgjigjja:

Personi që thotë Amin para imamit, nuk përfshihet në shpërblim, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që thotë Amin njëkohësisht me imamin…” Por, nëse supozojmë që imami e vonon atë, atëherë s’ka gjë të keqe që personi i cili falet mbas tij të thotë Amin.

Shejh Ibn Uthejmin, “Lika’at el-Baab el-Meftu” (1/62)