Pyetja:

A është vaxhib besmeleja gjatë marrjes (para se të fillosh marrjen e abdesit) së abdesit, cila është dispozita e atij që harron ta thotë besmelen, dhe nëse merr abdes në toalet a duhet thënë besmelja?

***

Përgjigjja:

Tek medh’hebi hanbeli thënia e besmeles është vaxhib (obligim), duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ ku thotë: “Nuk ka abdes për atë i cili nuk e përmend emrin e Allahut (nuk e thotë besmelen).” [1] Nëse nuk e thua besmelen nga harresa, atëherë abdesi është rregull inshallah.

Edhe pse, shumica e ulemave janë të mendimit se besmelja është sunet gjatë marrjes së abdesit e jo obligim (vaxhib).
Nëse e harron besmelen nga harresa, dembelia, inshallah abdesin e ke në rregull.

Kurse, sa i përket (besmeles) përmendjes së Allahut në toalet, themi se urrehet një gjë e tillë, bëje me zemër besmelen, ngase (besmelja) emri i lartë i Allahut nuk duhet të përmendet në vendet ku njeriu kryen nevojat fiziologjike apo në toalet.

Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani

—————————————————-

[1] Ahmedi (9418), Ebu Davudi (101) dhe Ibn Maxhe (339).