Pyetja:

A është obligim ezani për çdonjërin që falet në xhami, qoftë edhe për një individ i cili falet në një xhami që ka imam të rregullt?

***

Përgjigjja:

Po. Veçse është transmetuar saktësisht në disa rrugë të hadithit të atij personit i cili ka gabuar në namazin e vet, se Pejgamberi, ﷺ, i ka thënë atij: ʺThirre ezanin e pastaj bëj ikamet!ʺ Ky është një urdhër nga ai, ﷺ. Dhe siç dihet, prej rregullave të shkencës së Usulit (bazave) është se parimi fundamental në lidhje me një urdhër është se ai tregon në obligim, përveç nëse ka diçka që e largon atë nga obligimi, e këtu diçka e tillë nuk ka ardhur.

Shejh Albani Revista ʺel‐Esalehʺ 5/61, 15 Dhul‐Hixhxheh, 1413h.

Përktheu: Zejd Haziri