Pyetja:
A e thërrasin ezanin dhe ikametin gratë?
***
Përgjigjja:
Përcillet se Aisha – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – e thërriste ezanin dhe ikametin, megjithëse nuk do të thotë kjo që e kanë gratë obligim ezanin e ikametin, por mund ta veprojnë ndonjëherë kur janë vetëm gra. [1]
Dhe kur është pyetur Ibn Umeri: “A duhet (a bën) ta thërrasin ezanin gratë? – ai është nxehur dhe ka thënë: Unë të ndaloj dikë nga përmendja e Allahut?!” [2]
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut ”1/394″
Perktheu: Emin Bilali
————————————–
[1] Bejhekiu në “Essunenul kubra” dhe të tjerë. Hadithi është ‘hasen li ghajrih’. Shiko “Temamul minneh” të imam Albanit
[2] Ibn ebi Shejbeh në “Musannef” 1/223