Pyetja:

A është obligim pjesëmarrja në xhami, në namazet me xhemat?

***

Përgjigjja:

Meshkujt muslimanë janë të obliguar të prezantojnë në xhami, në namazet me xhemat dhe nuk ju lejohet atyre të falen në shtëpi pa arsye të forta sheriatike. Një numër i madh i dijetarëve e përkrahin mendimin se namazi me xhemat, në xhami është obligim për meshkujt muslimanë.

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Namazi i personit me xhematë shtohet nga namazi i atij që e bën në shtëpi apo në treg njëzet e ca shkallë, kështu që kur ndonjëri merr abdes dhe e merr abdesin siç është më mirë pastaj vjen në xhami duke mos e shtyrë gjë tjetër përveçse namazi dhe e ka të vetmin qëllim namazin, nuk e bën një hap përveçse me të i ngrihen shkallët (në xhenet) e me hapin tjetër i fshihet një mëkat derisa të hyjë në xhami, ndërsa në namaz është sa e ka kapluar namazi dhe melaiket luten për ndonjërin prej jush derisa është në atë vend që është falur. Ata (melekët) thonë: O Allah mëshiroje, o Allah fale, o Allah pranoja pendimin, përderisa nuk i bën dëm dikujt apo e prish abdesin.” [1]

Nga Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Namazi me xhemat është më i vlefshëm se namazi vetë, për njëzet e shtatë shkallë.” [2]
Ua rekamandoj për lexim librin e shejh Albanit për namazin. Aty gjendet shumë hadithe dhe ethere rreth formës së namazit. [3]

Hoxhë Zejd Haziri

—————————–

[1] Mutefekun alejhi

[2] Mutefekun alejhi

[3] “Forma e namazit” (libër i përkthyer edhe në gjuhën shqipe)