Pyetja:

A është patjetër që muslimani të agjërojë 6 ditët e Shevalit rradhazi apo të zgjedh cilën dëshiron ai 6 ditë nga i tërë muaji Sheual!?
Si dhe nëse muslimani agjëron këtë vit 6 ditët e Shevalit, a e ka për obligim të agjëroj çdo vit 6 ditët e Shevalit apo jo!?

***

Përgjigjja:

Nga Ejub El Ensariji, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason agjërimin më gjashtë ditë të Shevalit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjatë tërë vitit”. [1]
Ndërsa, këto ditë nuk janë të kufizuara, por i zgjedh nga i tërë muaji. Nëse dëshiron agjëron në fillim të muajit, nëse do në fund, por edhe nese do i ndan ditët, dmth,- si të konveon ty, nuk prish punë radhitja, sepse esenca dhe kryesorja është t’i agjërosh në muajin Sheval të gjitha. Porse, nëse ti i agjëron ditët një pas një, atëherë kjo është më e mirë për ty, se në këtë mënyrë bën garim për kryerjen e veprave të mira në kohë të sigurt dhe shpejt. Dhe në fund nëse në disa vite agjëron 6 ditët e muajit Sheval, e në disa vite tjerë nuk agjëron, themi se kjo nuk ka problem, sepse kjo vepër është me dëshirë e jo obligim. Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

————————————–

[1] Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani