Pyetja:
A është sprova e varrit për të gjithë popujt?
***
Përgjigjja:
Disa prej dijetarëve kanë thënë: Sprova e varrit është për të gjithë popujt.
Shumica e pasuesve të sunetit thonë: Qëndrojmë te tekstet legjislative. Nuk saktësohet në tekstet legjislative dicka që të tregoje se sprova e varrit është e përgjithshme (për të gjithë popujt). Por ajo që saktësohet është se sprova e varrit është për popullin e Muhamedit ﷺ.
Bazuar në fjalën e Profetit Muhamed ﷺ: “Mua më është shpallur se ju do të sprovoheni në varre”.
Po ashtu në fjalën e tij Profeti ﷺ: “Ky popull do të sprovohen në varret e tyre.”
Këto fjalë të Profetit ﷺ u janë drejtuar këtij populli.
Disa të tjerë thanë: Përkundrazi, të gjithë (popujt) do të sprovohen. Kjo është fjala më e saktë.
Derisa ky popull, i cili është populli më i mirë dhe më i nderuar do të sprovohet, atëherë popujt e tjerë janë më parësore për këtë gjë.
Shejh Felah bin Ismail Mundekar, “Sherh Usulus-Sunneh”