Pyetja:

A mund të na tregoni se a është sunet që haxhilerët ta këndojnë talbijen së bashku në të njëjtën kohë apo secili duhet ta thotë në veten e tij?

***

Përgjigjja:

Nuk është transmetuar se shokët e Muhamedit ﷺ, e kanë thënë telbijën së bashku në të njëjtën kohë. Përkundrazi, Enes ibën Meliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Ne ishim me Pejgamberin ﷺ, në haxhin lamtumirës dhe në mesin tonë kishte nga ata që thonin, “Allahu Ekber”, disa, “La ilahe il-lAllah”, dhe disa thonin telbijen secili në veten e tij.”

Rregulli për secilin musliman është: Telbija duhet të thuhet në vete e jo me xhemat së bashku.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani