Pyetje: A i lejohet atij që bën rukje që të prekë gruan e huaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe, a i lejohet që të zbulojë pjesë nga trupi i saj, duke e krahasuar me vajtjen tek doktori?
Përgjigje: Ai që pretendon se ndjek rrugën e saktë në kurimin me rukje, duhet t’u përmbahet kushteve dhe normave fetare, veçanërisht kur bëhet fjalë për rukjen ndaj femrave. Siç janë psh: veshja e hixhabit të plotë, mos veçimi me të, mos ta shohë drejtpërdrejtë, apo ta prekë në çfarëdo pjese të trupit, siç është e saktësuar në hadithin që transmetohet nga Makil bin Jesar, i cili ka thënë: Pejgamberi – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Që të shpohet dikush me gozhdë hekuri në kokë, është më e lehtë për të se sa të prekë një femër që nuk i lejohet”.
Shejh Albani në “Silsileh Sahihah” nr. 226.
Përshtati: Shuajb Rexha – udhaebesimtareve.com