Pyetja:

A lejohet gruaja me bë vetëvrasje duke e mbrojtur nderin e vet?

***

Përgjigjja:

Jo, vetëvrasja nuk i lejohet as në këso gjendje. Nëse tenton dikush ta dhunon atë befasisht, dhe nëse nuk ka kurrfarë mundësie tjetër të vetëmbrojtjes përpos ndonjë arme, më e lehtë është ta përdor atë armë kundër përdhunuesit duke shkrepur kah ai, duke mos synuar ta qëllojë atë, por ta frikësojë që të largohet se sa ta vrasë veten.

E nëse ajo ndjen frikë permanente prej dikujt që dëshiron ta çnderojë, atëherë le ta lajmëron rastin tek organet e drejtësisë e assesi mos të mendojë që problemin ta “zgjidh” nëpërmjet vetëvrasjes.

Vetëvrasja është e ndaluar me Islam.

Muhamed Dërmaku