Pyetja:
Një gruas i është afruar mosha e pleqërisë, njihet për devotshmëri e dëshiron të kryej Haxhin e Islamit (për here të parë), por nuk ka mundësi të gjej mahrem (shoqërues legjitim). Dhe ndërkohë, paraqitet një burrë i ndershëm nga vendi i saj i cili dëshiron ta kryejë Haxhin së bashku me disa femra nga të afërmet e tij (familjes).
A i lejohet kësaj gruaje të shkojë në haxh me këta persona sepse ka mundësi materiale ta bëjë këtë?
***
Përgjigjja:
Jo. Kësaj gruaje nuk i lejohet shkuarja në haxh përpos se me mahrem, edhe nëse është e shoqëruar me disa gra e burrë besnik, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Gruaja udhëton vetëm me atë që është shoqërues legjitim i saj (mahrem)”.
Një burrë u ngrit dhe i tha:
“O i Dërguar i Allahut, gruaja ime është nisur për të kryer Haxhin, ndërsa unë jam regjistruar për të luftuar (xhihad)”.
I Dërguari i Allahut ﷺ i tha:
“Nisu dhe kryje haxhin me gruan tënde”.
Pra, Pejgamberi ﷺ nuk e pyeti atë nëse gruaja e tij ishte e sigurt (me mahrem) apo nëse e shoqërojnë gra dhe burra besnik, edhe pse situata e kërkonte një gjë të tillë.
Edhe pse bashkëshorti i saj ishte thirrur për xhihad, megjithatë Pejgamberi ﷺ e urdhëroi ta linte luftën dhe ti bashkangjitet gruas së tij për të kryer haxhin.
Madje, disa dijetarë kanë cekur se gruaja e cila nuk posedon mahrem bjen prej saj obligueshmëria e kryerjes së haxhit.
Edhe në qoftë se gruaja vdes, nuk shkohet për të në haxh nga pasuria e saj e lënë si trashigimi, sepse Allahu e ka bërë obligim haxhin për atë që ka mundësi ta kryejë atë.
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani