Pyetja:
Kunata ime është shtatzënë, posa ka hyrë në muajin e nëntë. Ajo i falë të gjitha kohët e namazit, mirëpo tani po e ka shumë të vështirë të përkulet për ruku dhe të bijë në sexhde dhe të ngrihet prapë. Unë i tregova se kam dëgjuar që mund të falet edhe ulur, mirëpo disa i kanë thënë që të mos falet ashtu përderisa nuk ka fakte që një gjë e tillë është e lejuar.
***
Përgjigjja:
Gruaja shtatzënë, e cila nuk mund të kryejë namazin në format e veta të kërkuara, siç është: qëndrimi në këmbë, rukuja, sexhdeja etj., mund të falet ulur pasi ajo ka arsye për një gjë të tillë. Nuk bën të falen namazet farze ulur pa arsye, përderisa lejohen nafilet. Namazet farze mund të falen ulur kur namazfalësi:
– nuk mundet të qëndrojë në këmbë fare,
– i shtohet sëmundja të cilën e ka,
– i vonohet shërimi ose
– gjen vështirësi të madhe gjatë të falurit në këmbë sa e humb koncentrimin në namaz.
Kështu që në rastin tuaj lejohet që ajo grua të falet ulur.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku