Pyetja:
Gruaja e ndershme, e pastër, e devotshme e cila mund të humbasë nderin e saj në këto fitneh që po ndodhin në disa vende, a i lejohet asaj të vrasë veten?
****
Përgjigjja:
Jo! Nuk lejohet ta vrasë veten e saj! Ajo duhet ta mbrojë veten, (duhet të luftojë me agresorin) derisa nëse arrin puna që ta vrasë atë që kërkon ta dhunojë, (apo) ai ta vrasë atë. Ndërsa që ajo të vrasë veten e saj kjo nuk lejohet. Nëse ajo mbetet shtatzanë, nuk i lejohet të abortojë fëmijën (e mbartur prej këtij dhunimi), e jo më të vrasë veten e saj. Ç’faj ka foshnja?! Por përpara se ai armik – Allahu e vraftë – ta mundë atë, ajo duhet të mbrojë veten e saj, dhe ta luftojë e ta kthejë mbrapsht me gjithë fuqinë e saj. Derisa nëse ajo vritet, te musnedi i Imam Ahmedit ka ardhur: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid”
Dhe dijetarët e usulit, të cilët përmendin pesë domosdoshmëritë, e paraprijnë nderin ndaj pasurisë. Prandaj gruaja që vdes duke mbrojtur nderin e saj dhe nuk e lejon atë shejtan që ta prekë dhe për këtë shkak ai e vret, ajo është shehide. Por ajo nuk e vret veten e saj. Ajo qëndron (reziston) me krenarinë e saj dhe me nderin e saj. Por nëse detyrohet (me forcë) dhe shtrëngohet, duke mos pasur mundësi ta mbrojë veten, ajo nuk është gjynahqare, dhe nuk ka asnjë mëkat. Robi mbart peshën dhe shqetësimin e gjynahut, por kur merr vesh se gjynahu është larg prej tij (apo prej saj), atëherë s’ka asnjë gjë për të. Nuk ka asnjë faj. Por që ajo të vrasë veten e saj, kjo nuk lejohet.
Mesh-hur Hasen