Pyetja:

Nëse dikush bën një vepër të mirë, por nuk synon arritjen e shpërblimit (savapit) pasi është i painformuar në lidhje me sevapin që fitohet me bërjen e asaj vepre, në këtë rast, a i shkruhet atij sevapi për atë vepër?

***

Përgjigjja:

Nëse ky njeri e bën atë vepër për hir të Zotit, dhe nëse vepra është konform dispozitave dhe rregullave fetare, ai e arrin shpërblimin (sevapin) e caktuar për atë vepër, pavarësisht faktit nëse vepruesi ka apo s’ka dijeni rreth atij shpërblimi.

Allahun e lusim të na japë sukses! Paqja mëshira dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut; Muhamedin ﷺ, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i Përhershëm për studime akademike dhe fetva

Përktheu: E. Ajdini