Pyetja:

Shumica e haxhilerëve në Mina, Arafat dhe Muzdelife e falin namazin të plotë, nuk i shkurtojnë dhe bashkojnë namazet, a është namazi i tyre në rregull?

***

Përgjigjja:

Përderisa i falin namazet të plota, pa i shkurtuar dhe bashkuar ato, themi se namazi i tyre është në rregull. Shkurtimi i namazit kur je udhëtar është sunet (vepër e pëlqyer), gjithashtu bashkimi i namazeve (psh, bashkimi i namazit të drekës dhe ikindisë) dhe shkurtimi i tyre në Arafat dhe Muzdelife janë sunet. Në Mina namazi vetëm shkurtohet dhe nuk bashkohet. (Pra, prej 4 rekateve, falet vetëm dy rekate. Ky pra quhet shkurtim i namazit, falet vetëm farzi, ndërsa suneti bjen-nuk falet kur je udhtarë).

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani