Pyetja:
A janë obligim dy rekatet namaz përshëndetëse të xhamisë?
***
Përgjigjja:
Dy rekatet namaz përshëndetëse të xhamisë janë namaz vullnetar (sunet/nafile) dhe nuk janë obligim. Është e udhës mos t’i neglizhojmë këto dy rekate, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ na ka porositur me fjalët: “Kur të hyn dikush prej jush në xhami, mos të ulet derisa t’i falë dy reqate.” [1]
Hoxhë Bekir Halimi
———————–
[1] Saktësoj Shejh Albani