Pyetja:

Në vendin ku jetoj në Gjermani koha e namazit të sabahut falet 30 minuta pas syfyrit, mirëpo jashtë në këtë kohë është ende shumë terr si të ishte ende natë. A është me kohë apo para kohe?

***

Përgjigjja:

Së pari, ndoshta duket shumë terr ngase është vrënët, Gjermania kryesisht ka mot të vranët e sidomos tani në pranverë e gjithë Europa është me vranësira.

Së dyti, koha kur hyn sabahu është ende errësirë mirëpo vetëm sa ka nis fergu (six thotë populli), vetëm sapo nis të dallohet objekti. Shembull nëse dalim në syfyr pasi të hajmë diku rreth një orë para sabahut, themi një orë por bën edhe gjysëm ore themi më gjatë ngase janë mësuar sytë me drita dhe kështu të dalimnë natyrë të na mësohen sytë me errësirën dhe me qëndru ashtu duke bërë dhikër e duke shikuar qiellin, pemët. Dhe e sheh se nuk dallohen fare, apo janë vetëm si objekte të zeza apo errësirë e tërë. Pas ca kohësh e vren se aty është një lis apo një objekt tjetër, domethënë arrin ta dallosh se xfarë objekti është dhe tani ka hyrë sabahu ndonëse ende është errësirë, pastaj fillon edhe agimi.

Përndryshe ne nuk e kemi obligim të agjërojmë sipas takvimit, ai është vetëm për të na e lehtësuar neve. Andaj mendoj se ata që e kanë caktuar (përpiluar) takvimin i kanë të gjitha parasysh dhe mendoj se është mirë.

Dr. Shefqet Krasniqi