Pyetja:

E kam një nip 8 vjeçar, i cili vjen për t’u falur me mua në xhami. A mund të qëndrojë ai në mes dy të rriturve gjatë namazit me xhemat?

***

Përgjigjja:

Lavdi i takon Allahut, ndërsa paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin ﷺ!

Është e lejuar për një fëmijë i cili arrin moshën kur është në gjendje të gjykojë vetë, që është mosha shtatë vjeçare, të qëndrojë në saf me të rriturit në namazin me xhemat. Kjo tregohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tha: “Unë dhe një jetim u falëm në shtëpinë tonë prapa Pejgamberit ﷺ ndërsa nëna ime, Umm Sulejm, (u fal) pas nesh”. [1]

Autori i ‘Awn el-Sherh Sunen Ma’bûd Ebi Davud (2/264) tha: “Nëse është një djalë, ai duhet të qëndrojë në saf me burrat dhe nuk duhet të qëndrojë i vetëm pas safit. Ky ishte mendimi i es-Subkit dhe mbështetet nga hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Jetimi nuk qëndroi i vetëm, por qëndroi në saf me Enesin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).” Shejkh ‘Abdullah el-Bessaam (Allahu e mëshiroftë) tha: “Shumica janë të mendimit se është e vlefshme për një djalë të qëndrojë në saf në namazin farz (të obliguar) dhe në namazin synet (të vullnetshëm). Si dëshmi ata cituan hadithin sahih, sepse Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), e përshkroi si jetim atë me të cilin u fal. Qëndrimi i mirënjohur mes Hanbelive është se bën që një djalë të qëndrojë në saf në namazin e vullnetshëm (nafile) me xhemat, në bazë të këtij hadithi, por jo dhe në namazin farz (të obligueshëm). Mirëpo, ne kemi deklaruar më parë se vendimet që zbatohen për namazin farz janë të vlefshme edhe për namazin nafile, sepse vendimet e tyre janë të njëjta. Kushdo që e veçon njërin lloj të namazit, duhet të ofrojë dëshmi, dhe në këtë rast nuk ka dëshmi. Prandaj, pikëpamja e saktë është ajo e shumicës. Kjo pikëpamje u preferua nga Ibn Akil mes Hanbelive dhe u konsiderua si e saktë nga Ibn Rexheb. [2]

Në bazë të kësaj, nga hadithi mund të kuptohet se është e vlefshme për një djalë i cili nuk e ka arritur ende moshën e pubertetit të qëndrojë në saf në namazin me xhemat, sepse fjala ‘jetim’ i referohet dikujt babai i të cilit ka vdekur dhe ai nuk ka arritur moshën e pubertetit”. [3]
Në Fetva el-Lexhneh ed-Daa’imeh (Vol. 2, 6/337) thuhet: “Djemtë mund t’i shoqërojnë etërit e tyre ose nënat e tyre në xhami, në qoftë se ata frikësohen (po që se mbeten vetëm në shtëpi). Nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse kjo është bërë në kohën e Pejgamberit ﷺ. Por, ata duhet të mbahen nën kontroll dhe të mos lejohen të luajnë në xhami dhe t’i shqetësojnë besimtarët e tjerë. Atyre që e kanë arritur moshën shtatë vjeçare apo janë më të moshuar duhet t’u thuhet të marrin abdes dhe të falen, në mënyrë që të mësohen me këtë dhe prindërit e tyre të fitojnë shpërblim. Andaj, nuk ka asgjë të keqe që të ata qëndrojnë në saf, dhe kjo nuk formon boshllëqe në saf ashtu siç sugjeroi pyetësi, për shkak se namazi i tyre është i vlefshëm dhe ngaqë fëmijët faleshin bashkë me të rriturit pas Pejgamberit ﷺ.

islamqa.info

——————————-

[1] Buhariu (685)

[2] el-Kawaa’id

[3] (Tejsîr el-‘Al’laam Sherh ‘Umdet el-Ahkaam 1/106)