Pyetja:

Nëse ora ose unaza është e verdhë sikurse ngjyra e arit, a i ndalohet mashkujve të vejnë (vendosin) unazë ose orë në këtë rast?

***

Përgjigjja:

Nuk i ndalohet mashkujve vendosja e orës apo unazës së verdhë. Sepse, sipas argumenteve ndalohet ari për meshkujt. Nëse ora ose unaza përngjajnë me ngjyrën e arit, kjo nuk aludon në ndalesën e vendosjes së tyre nga ana e mashkullit. Përderisa ajo orë ose unazë vetëm ka vetëm ngjyrën e arit dhe nuk është ari, por është argjend apo diçka tjetër, atherë themi se lejohet. Sepse, Pejgamberi ﷺ ua ka ndaluar unazën e arit (orën, etj) burrave të umetit të tij. Dhe në fund, themi se: përderisa nuk janë ari ora dhe unaza, lejohet mashkulli t’i vë ato, edhe nëse e kanë ngjyrën e verdhë.

Shejh Abdullah el Humejd

Përktheu: Suad Shabani