Pyetja:
Meqë dimri është stinë e ftohtë dhe bën acar sidomos në vendin tonë, a ka lehtësime për besimtarët në zbatimin e dispozitave fetare?
***
Përgjigjja:
Allahu i Madhëruar e ka zbritur këtë fe me lehtësime dhe tolerancë. Allahu i Madhëruar thotë: “…Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Bekare: 185)
Pejgamberi, ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë kjo fe është e lehtë”. Po ashtu ka thënë: “Unë jam dërguar me fenë e pastër (pa shirk) dhe tolerante”. Po ashtu ka thënë: “Me të vërtetë Allahu dëshiron t’i pranoni lehtësimet e Tij, ashtu siç dëshiron t’i praktikoni detyrimet e Tij”.
Prej lehtësimeve që i ofrohen besimtarit në këtë stinë është mes’hi mbi meste, apo çorape që e mbulojnë këmbën deri mbi zogun e këmbës. Lehtësimi tjetër është se besimtarët në kohë me reshje, apo të ftohtë i madh, apo fryn erë e fortë dhe ngjashëm me to, iu lejohet atyre t’i bashkojnë namazet, drekën më iqindinë dhe akshamin me jacinë.
Ali Shabani