Pyetja:

A është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ ka bërë ndonjë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit të Haxhit ose Umres?

***

Përgjigjja:

Nuk vërtetohet nga Pejgamberi ﷺ se ka bërë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit.

Pejgamberi ﷺ ka thënë mes dy këndëve (shtyllave), mes këndit të jemanit dhe gurit të zi: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” [1]

Pra, muslimani lutet gjatë kryerjes së tavafit me lutje të cilët i bëjnë hajr atij në dynja dhe ahiret, lutje me të cilat ai dëshiron të lutet për veten e tij, si dhe e angazhon veten e tij gjatë tavafit duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kuran.

Transmetohet nga Ibn Abasi, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tavafi rreth qabes është namaz-ibadet, andaj pakësoni fjalët tuaja gjatë tavafit.” [2]

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed

Përktheu: Suad Shabani

————————————-
[1] Ebu Davudi 1892

[2] Tirmidhiu 960; Nesaiu 2822; Darimiu 1841