Pyetja:
► Unë jam një grua amvise e cila merrem me përgatitjen e ushqimit për anëtarët e familjes. Gjatë Ramazanit më bie hise ta përgatis ushqimin dhe të qëndroj mbi temperatura të larta rreth zjarrit si dhe të rri pa gjumë natën për të përgatitur ushqimin për anëtarët tjerë të familjes. Kjo lodhje e imja a do të më shpërblehet apo jo?
Përgjigja:
► Askush nuk mund ta mohoj lodhjen tënde por as edhe shpërblimin e kësaj përgatitje të ushqimit. Ti do të shpërblehesh inshaAllah për agjërimin tënd por edhe për mundin dhe shërbimin që ua bënë agjëruesve të tjerë të shtëpisë. Çdo lodhje për të arritur tek ushqimi shkruhe në veprat tua të mira. Gjithashtu shpresoj që ti të futesh në radhët e fjalës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin e saktë: “Kush i jep iftar një agjëruesi ai e ka shpërblimin si të agjërimit të tij.”
Ti je duke u dhënë iftar të gjithë anëtarëve të familjes tënde edhe pse ato furnizime i sjellë bashkëshorti, babai, ose dikush tjetër i afërt i juaji ku eshe ata shpërblehen për të.
Allahu e di më së miri!
Lulzim Susuri