Pyetja:

Mua më ngeli një ditë pa agjëruar në Ramazan për shkak se isha i sëmurë, konkretisht dita e hënë. Tash, pas Ramazani, a duhet ta agjëroj ditën e hënë apo mundet të jetë edhe ditë tjetër?

***

Përgjigjja:

Së pari, çdo musliman duhet të jetë i kujdesshëm në plotësimin e ditëve të cilat i kanë ngelur pa agjëruar në Ramazan, gjegjësisht pas kalimit të Ramazanit, duhet të mundohet që ditët të cilat i kanë ngelur pa agjëruar në Ramazan, t’i plotësojë kur do t’i jepet rasti i parë. Nëse ka ku mundësi që ta kompenzojë atë që i ka ngelur pa agjëruar, nuk është mirë që ta prolongojë nga negligjenca, apo nga bindja se ka kohë deri para Ramazanit të ardhshëm, dhe do t’i plotësojë. Njeriut nuk i dihet jeta, për atë edhe nëse nuk ka ndonji shkak të arsyeshëm, më së miri është që menjiherë ta plotësojë atë që i ka ngelur. Për sa i përket konkretisht pyetjes suaj, themi se nuk është kusht që ta agjërosh të njëjtën ditë, por me rëndësi është të kompenzohet ajo që ka ngelur. Me fjalë tjera, nëse të ka ngelur pa agjëruar dita e hënë, nuk është patjetër ta agjërosh ditën e hënë pas Ramazanit, por agjëron një ditë, cila ditë që të jetë. Pas Ramazani, është me rëndësi të kompensohet numri i ditëve të ngelura, sa të jetë, nji apo më tepër, e jo konkretisht dita apo ditët e javës që kanë ngelur pa agjëruar.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu