Pyetja:
A konsiderohet kufër kërkimi i ndihmës nga ata që nuk janë prezentë ose nga i vdekuri?
***
Përgjigjja:
Po, kërkimi i ndihmës nga të vdekurit apo nga ata që s’janë prezent konsiderohet shirk (idhujtari) i madh ku vepruesi i saj del prej fesë Islame (ky është rregulli i përgjithshëm). Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” (Mu’minun: 117)
Dhe fjala e Tij: “Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” (Fatir: 13–14)
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva
Përktheu: Unejs Sheme