Pyetja:
Cilat janë kushtet për itikaf? A është e lejueshme për personin në itikaf të vizitojë një person të sëmurë, t’i përgjigjet ftesës së tij, të përmbush disa nevoja familjare, apo të shkojë në punë?
***
Përgjigjja:
Itikafi është parashkruar të bëhet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Nëse personi në itikaf është nga ata për të cilët namazi i xhumasë është i detyrueshëm dhe gjatësia e itikafit të tij përfshin edhe një të premte, atëherë më mirë është të qëndrohet në xhami në të cilën falet namazi me xhemat. Agjërimi s’është pjesë e domosdoshme për të. Suneti është që ai të mos vizitojë të sëmurin gjatë itikafit të tij dhe që mos t’i përgjigjet ftesës, e as të mos përmbushë nevojat e familjes së tij. Ai s’duhet të përcjellë funeralin dhe s’duhet të shkojë në punë jashtë xhamisë. Kjo për shkak të asaj çfarë është vërtetuar nga hadithi transmetuar nga Ajshja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo ka thënë:
“Suneti për atë që është në itikaf është që ai të mos vizitojë të sëmurin, as të mos përcjellë ndonjë funeral, as të mos prekë gruan (bashkëshorten e tij), as të mos bëjë marrëdhënie seksuale me të, e as të mos largohet për të përmbushur ndonjë nevojë, përveç asaj që është e domosdoshme.”
Dhe me Allahun qëndron suksesi dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi Pejgamberin tonë Muhamed ﷺ dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.
Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:
Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz;
Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi
Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan
Anëtar: shejh Abdullah ibn Ku’ud
“Fetaua Ramadan”, vëll. II, f. 862, fetua nr. 848.
“Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta”, fetua nr. 6718.