Pyetja:
Çfarë gjykimi ka blerja e lodrave (kukullave) për vajzat dhe fëmijët e vegjël dhe a hyjnë ato tek fotografitë (imazhet)?
***
Përgjigjja:
Ato figura që nënçmohen dhe që hidhen në tokë, që nuk ngrihen, që nuk vendosen të qëndrojnë (diku në shtëpi), dhe që nuk varen diku, çështja e tyre është e gjerë in sha Allah.
Për këtë ka ardhur tek Ebu Daudi se kur Aishja u martua me Profetin ﷺ kishte lodra me vete, dmth kukulla.
Prandaj figura që nuk respektohet dhe që hidhet, dhe që nuk madhërohet, dhe që nuk varet diku, dhe – siç thonë në vendin tonë – që nuk vendoset (nuk ruhet) në komodinë, por lihet në duart e të vegjëlve; çështja e saj është e lehtë (dmth nuk ka problem në të), dhe falenderimi i takon Allahut.”