Pyetja:

A lejohet të shkoj ta vizitoj dikë pa e lajmëruar?

***

Përgjigjja:

Nuk ka ndalesë që të shkosh për vizitë pa e lajmëruar personin që viziton, por duke iu përmbajtur rregullit që kur të afrohesh te shtëpia e tij, të trokasesh tri herë, me pak distancë kohore mes tyre, por nëse nuk të pergjigjet askush e nuk ta hap derën, duhet të largohesh. Po ashtu, duhet të keni parasysh kohën e bërjes së vizitës, sepse vizita pas drekës, pas jacisë dhe para sabahut, nuk ështe kohë vizite, vetëm se në raste urgjente dhe për punë, por jo per vizitë qefi.

Dr. Shefqet Krasniqi