Pyetja:
A lejohet dërgimi i luleve në varreza?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Dërgimi i luleve në varreza është në kundërshtim të plotë me normat islame. Muslimanët të cilët dërgojnë lule në varreza pos që mëkatojnë për vete në këtë rast, ata me këtë veprim iu ngarkojnë mëkate edhe atyre të vdekurve të cilëve ju dërgojnë. Muslimanët duhet ta kuptojnë që me dërgimin e luleve në varreza, nuk ndihmohen të vdekurit, por përkundrazi u rendohet peshorja e veprave të këqija.
Dr. Shefqet Krasniqi