Pyetja:
Cili është gjykimi i faljes së namazit në xhaminë profetike ngase në të gjendet varri i Profetit ﷺ?
***
Përgjigjja:
Varri i Profetit ﷺ nuk gjendet brenda xhamisë së tij. Ai ﷺ është varrosur në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila ka qenë jashtë xhamisë. Kur kalifja (prijësi muslimanëve) donte ta zgjeronte xhaminë i futi (përfshiu) dhomat (e grave të Profetit ﷺ) në të (xhaminë profetike). E kjo për shkak të zgjerimit të xhamisë. Ndërsa varri i Profetit ﷺ nuk është brenda xhamisë, por gjendet në shtëpinë e tij, në dhomën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të).
Shejh Salih el-Feuzani
Përktheu: Unejs Sheme