Pyetja:

A lejohet falja e namazit të Bajramit më shumë se në një vend, brenda një qyteti?

***

Përgjigjja:

Nëse ky veprim bëhet shkaku se ka nevojë për këtë, atëherë nuk ka asgjë të keqe këtu, njësoj është sikur falja e namazit të Xhumasë në një qytet më shumë se në një vend, sepse e kërkon nevoja dhe nuk ka mundësi të falen të gjithë në një vend.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Nuk ju detyroi në fe me ndonjë vështirësi”. (Haxh: 78)

Po ta ndalonim këtë veprim, atëherë rezultati i kësaj do të jetë se shumë njerëz do të mbesin pa e falur namazin e xhumasë dhe atë të bajramit.

Shembulli i nevojës për namazin e bajramit është kur një qytet është shumë i gjërë, e si rezultat i gjërësisë së tij ardhja e njerëzve prej një ane në anën tjetër është mundim dhe vështirësi.

Por, nëse nuk ka nevojë të falet në një vend tjetër (dmth,- ka vend për të gjithë), atëherë falet vetëm në një vend (Bajrami dhe Xhumaja).

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani