Kjo gjykohet në varësi të qëllimit të atij që e bën një vepër të tillë.

  • Nëse e bën këtë në formë talljeje, kjo është haram sepse tallja me të tjerët është e ndaluar dhe konsiderohet njëlloj si gibeti, përgojimi.
  • Nëse nuk ka qëllim të tillë por e bën natyrshëm, kjo është diçka e lejueshme.
  • Nëse synon famë e njohje ndër njerëz, kjo nuk lejohet.

Kështu, imitimi i zërit dhe këndimit nëse nuk është me qëllimet e përmendura të ndaluara, atëherë lejohet.

Argument për këtë është ajo që tregon Muauijete ibnu Kurate nga Abdullah ibnu Mugaffel el muzenij i cili ka thënë:

“Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut ditën e çlirimit të Mekes hipur mbi devenë e tij duke lexuar suren El feth, (ose tha: ajete prej sures El feth) dhe e zbukuroi dhe e përpunoi zërin e tij gjatë këndimit.”

Pastaj Muauije vijoi të këndojë duke imituar leximin e ibn Mugaffelit (që e dëgjoi prej Profetit a.s.) dhe tha:

“Nëse njerëzit nuk do të mblidheshin rreth jush (nga bukuria e leximit) edhe unë do ta përpunoja e zbukuroja zërin duke kënduar e imituar zërin e këndimin e ibnu Mugafelit i cili na tregoi këndimin e Profetit a.s.”

[Buhariu]

Autori: FEHD IBN JAHJA EL UMARI
Libri: “FURNIZIMI I LEXUESIT TË KURAΝIT