Pyetja:

A lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njëjtin vit për të vdekurin?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njëjtin vit për të vdekurin. Por, me kusht që ata që dëshirojnë kryerjen e haxhit për të vdekurin, së pari të kenë kryer haxhin për vete. Mirëpo, ne ju kishum sygjeruar që mjafton njëri nga ta, ta kryej haxhin për të vdekurin, e paratë e të tjerëve që dëshirojnë ta kryejnë haxhin për të vdekurin shpërndajini sadaka, kjo është më e udhës të veprohet.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, fetvaja, nr. 22285

Përktheu: Suad B. Shabani