Pyetja:

A lejohet marrja me qira e kishës për faljen e xhumasë dhe bajrameve?

***

Përgjigja:

Shtrenjtësia e banesave dhe e tokës, në vendet perëndimore, ia vështirëson komuniteteve muslimane të kenë xhami të tyre në këto vende, ndaj qëllon që ata të marrin përdorin vende të ngushta për të falur namazin në to, por këto vende në shumicën e rasteve për ditë xhumaje dhe ditë bajrami nuk mjaftojnë për njerëzit.

Lejohet marrja me qira e kishave dhe e vendeve të tjera për të falur në to namazin, por duhet pasur parasysh patjetër këto kritere:

  1. Namazi nuk duhet të kryhet në prezencë të statujave, dhe nëse ka të tilla në drejtim të kibles atëherë ato duhet zihen me mbulesë.
  2. Namazi nuk duhet të falet në ato vende ku ka papastërti të prekshme.

Ky gjykim është dhënë në vendimin e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam [1] në sesionin e konferencës së saj të tretë në Aman të Mbretërisë Hashimite Jordaneze në datat 8-13 Sefer h./ 11- 16 Tetor 1986, si përgjigje ndaj pyetjeve të Institutit Ndërkombëtar të Mendimit Islam në Uashington.

Në fetvanë e Akademisë së Fikhut Islam thuhet: “Marrja me qira e kishave për të falur në to namazin, në rast nevoje, nuk ka ndalesë për të nga ana e sheriatit. Gjatë namazit duhet që ai të mos falet në drejtim të statujave dhe pikturave dhe fotove (të frymorëve), ato duhet zihen me një mbulesë, nëse janë në drejtim të kibles.” [2]

Fetva lejimi për marrjen me qira të kishave për faljen e namazit është dhënë edhe nga Komisioni i Përhershëm i Studimeve dhe Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite, por në situatën kur nuk ka vend tjetër dhe në rast domosdoshmërie. Në këtë fetva thuhet: “Nëse është e mundur të gjenden vende të tjera përveç kishave për të falur namazin, atëherë namazi në to dhe vende të ngjashme me to nuk lejohet, sepse këto janë objekte kulti të jomuslimanëve, dhe në to adhurohen të tjerë veç Allahut, por edhe për shkak se në to ka statuja dhe piktura (të frymorëve). Por, nëse nuk është e mundur një vend tjetër veç tyre, atëherë në këtë rast lejohet namazi në to “për shkak të domosdoshmërisë”. Umer ibn Hatabi r.a. ka thënë: “Ne nuk hymë në kishat tuaja, sepse në to ka statuja dhe piktura (frymorësh).” [3]  Ndërkohë përcillet nga Ibn Abasi r.a. se ai falej në manastire, me përjashtim të tyre që kishin statuja dhe piktura (frymorësh).” [4]

Përshtati: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

——————————

Fetvatë e Akademisë Ndërkombltare të Fikhut Islam, në sesionin e konferencës së tretë.

Fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Studime dhe Fetva, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mbledhur dhe renditur nga Ahmed ibn Abdurrezak ed-Duejsh.

Burimi: ENCIKLOPEDIA E THJESHTUAR E FIKHUT PËR ÇËSHTJET BASHKËKOHORE (Çështjet që prekin pakicat muslimane) fq. 27-28.

[1] Nr. 33, V. 11:3

[2] Buletini i Akademisë fq. 47.

[3] Buhariu 1/112

[4] Buhariu 1/112, shih Fetaua Lexhneh Daime 6/268, nr. 9118.